“Mos ma shtyj babën”, përplasje verbale mes policëve dhe familjarëve

Procesi i vaksinimit për personat e moshës mbi 65 vjeç do të vazhdojë edhe sot në të gjitha komunat e Kosovës.

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale nga qytetarët, paraqesin numrin e madh të personave që po presin në radhë për t’u vaksinuar në sallën ‘1 tetori’ në Prishtinë.

Madje, kjo ka nxitur që të ketë edhe konflikte mes policisë dhe të moshuarve dhe familjarëve të tyre.

Në një moment, një zyrtar policor thotë “nuk ka numra, shkoni te shpija” e cila shkakton zemërimin e masës.