“Mos u mërzitni, djalin e keni shumë mirë”, mërgimtari emocionon me dedikimin për prindërit e tij

Ka gjashtë vite që jeton dhe punon në Gjermani. Kamer Maliqi është 25-vjeçari nga Gjilani, i cili u bë viral gjatë ditëve të fundit përmes një videoje të realizuar derisa po punonte.  Ai u shfaq duke kënduar vargjet “S’ka faj ktu veç Dafina” të hit-këngës “Llafe llafe”.

Në Gjermani, Kameri e fillin ditën qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Madje, përmes disa këngëve ai shpreh dhe gëzimin e tij kur afrohen ditët e pushimit.