Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu e komentoi opinionisti Shenoll Muharremi takimin e sotëm mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj.
Për Kurtin, në vështrimin e Muharremit, kjo do të ndihmonte në “ndonjë justifikim të ri.”
Postimi:
VV e Nisma po i vazhdojnë bisedimet..
Dikush mundet me i njoftu që nuk po kqyrim me i martu dy kushëri, veç po provojmë me e konstituu Kuvendin?
Po duket që Limaj po e lyp diçka qe nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.
Për popullin? Nuk po lypë kërkush asgjë.