Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj gazetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile.
Ai ka bërë me dije se sulmet e Donika Gërvallës dhe Alban Krasniqi ndaj gazetarëve dhe analistëve nuk janë politikë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se këto sulme janë tendencë për shkatërrim shoqëror, ekonomik dhe institucional.
“Një ish-ministre e jashtme që sulmon brutalisht mediat dhe gazetarët më kredibilë. Një pjesëtar i bordit të KQZ që sulmon persona më kompetentë për zgjedhje të shoqërisë civile. Sulmet dhe përçarja nga institucionet publike nuk janë politikë, po tendencë për shkatërrim shoqëror, ekonomik dhe institucional. Institucionet tona publike po humbin kredibilitetin dhe besimin me shpejtësi, e polarizimi shoqëror po thellohet dhe po e arrinë kulmin. Debate të arshpra deri në kacafytjet fizike si në rrugë ashtu edhe në studio”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo qasje po e dëmton Kosovën.
“Rreziku është real, si për nga humbja totale e besimit te funksionaliteti profesional i institucioneve publike, ashtu edhe për eskalim i situatës shoqërore deri në dhunë. Partitë që po përdorin polarizimin, përçarjen dhe urrejtjen si mjet dhe armë politike, në vend që të ofrojnë vizion për të ardhmen dhe opsione zhvillimore, po e dëmtojnë seriozisht Kosovën nga brenda”, ka shkruar ai.














