Muja: Nëse VV është e para në sondazhe, për çka po kërkon koalicion me LDK’në?

Analisti Armend Muja, pyet Glauk Konjufcën, se meqenëse thonë se janë të parët në sondazhe dhe se Albin Kurti është kandidati më i preferuar për kryeministër, atëherë ‘çka po kërkon VV më shumë”.

“Cka po doni tash, e cka është logjika që po insistoni në një koalicion të përbashkët. Nëse i keni pasë kaq shumë vota më herët pse duhet të insistoni në një koalicion kur jeni kaq të sigurtë se do të fitoni.

Kur VV flet për koalicione, disa mendojnë që ju nuk keni përvojë të mirë për koalicione. Shpesh ju dilni humbës në koalicione, keni pasë përpjekje edhe me Ramush Haradinajn të bëni një listë të përbashkët, edhe me VLAN’in”, ka thënë Muja në Debat Plus./Periskopi/