Mungoi në ditëlindjen e djalit të vëllait, Roberti tregon arsyen!

Djali i Patrisit dhe Tunës, Tiani kishte ditëlindjen me 2 Maj.

Aty nuk ishte i pranishëm Roberti, pra vëllai i Patrisit e aq më pak Nora.

I ftuar në emisionin ‘1 kafe prej shpisë’ në ‘Televizionin 21‘, Roberti tregoi arsyen se pse ka munguar  në festën e djalit të vëllait.

Këngëtari u pyet se a ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së nipit të tij, Tianit, i cili është djali i Tunës dhe Patrisit.

Roberti tha që nuk ishte në festë shkaku i disa angazhimeve në Ulqin se jo për ndonjë arsye tjetër.

Ndryshe, Tuna dhe Patrisi ia festuan ditëlindjen djalit të tyre në një ambient luksoz ku kishte shumë të ftuar.