Murati Metës: Mos-dekretimi i Cakajt është punë e juaja por ridefinimi i kufijve është punë e jona

Ish- ministri i Diasporë dhe kryetari i LB-së, Valon MuratiMadje, ka thënë se nuk do të jetë e largët dita kur gjysma e qeverisë në Tiranë do të përbëhet nga kosovarët.Murati ka thënë se Tirana zyrtare duhet t’i qëndrojë përkrah Prishtinës ashtu siç tradicionalisht ka bërë çdoherë dhe rrjedhimisht ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë nuk mund të jetë bartës i këtij procesi.

“Mosdekretimi i Gent Cakajt për Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, është produkt i betejës së brendshme politike në Tiranë. I pështirë ekzaltimi meskin i disave në Prishtinë për këtë mosdekretim. Ndërsa sa i përket ridefinimit të kufijve me Serbinë, ai është një proces i cili drejtpërdrejt i takon Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Tirana zyrtare duhet t’i qëndrojë përkrah Prishtinës ashtu siç tradicionalisht ka bërë çdoherë dhe rrjedhimisht ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë nuk mund të jetë bartës i këtij procesi” ka shkruar Murati.

Sipas tij, është për tu habitur kur “tashmë që disa muaj se si në Kosovë ka njerëz që më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën. E sa për provincialistët e Bllokut në Tiranë dhe provincialistët kosovarista që iu gëzuan mosdekretimit të Gent Cakajt, ekzaltimin nuk do ta kenë të gjatë. Nuk do të jetë e largët dita kur gjysma e qeverisë në Tiranë do të përbëhet nga kosovarët” përfundon shkrimin e tij ai.