Mustafa tregon nëse LDK do të përfshihet në këtë fazë në dialog

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se ka qenë gabim i madh edhe i presidentit Thaçi edhe i gjithë atyre që e kanë hapur temën e korrigjimit të kufijve, sepse kjo çon në shkëmbim territoresh dhe është ide e gatuar nga serbët.

Ndryshe, Mustafa duke folur në një intervistë për emisionin n`Shesh, tha se LDK në këtë fazë nuk do të përfshihet në dialog, sepse konsideron se dialogu nuk mund të zhvillohet pa institucione të forta.