Mustafa uron Kurtin, i thotë se nuk do ta ketë të lehtë

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka uruar kryeministrin e ri, Albin Kurti i cili u votua para pak çasteve në Kuvendin e Kosovës.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.
Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak.

Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj.
Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht! IM