Napoli: Stërmbushen spitalet, pacientët me COVID trajtohen me oksigjen në makina

Rritja e rasteve të pacientëve të infektuar me koronavirus e ka vështirësuar situatën në spitalet e Italisë.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga ambientet e jashtme të spitalit Cotugno në Napoli ku janë formuar radhë të gjata makinash.

Personat janë duke pritur për trajtim në makinat e tyre kjo pasi spitali është tejmbushur.

Nga pamjet e publikuara, disa prej pacientëve lidhen dhe me aparaturat e oksigjenit.

Kujtojmë që më herët gjatë ditës së sotme, Italia raportoi një rekord të frikshëm të infektuarish, shifra të cilat janë thuajse të njëjta me ato në fillim të pandemisë.

Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan mbi 32 të infektuar dhe 623 viktima.

Shumë qytetarë po i bëjnë thirrje qeverisë të vendosë një bllokim të ri kombëtar. Në të njëjtën kohë, mjekët paralajmërojnë se nëse nuk ndërmerren iniciativa drastike brenda një muaji 10,000 njerëz do të vdesin. 29,444 pacientë po trajtohen në spitale, që është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë./SH.com/