Ndërron jetë një grua në QKUK, pasi ishte qëlluar

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka nderruar jetë një grua.

E njëjta sipas të dhënave fillestare ka pasur plagë nga arma e zjarrit.

Rastin e saj e kanë konstatuar mjekët në QKUK rreth orës 20:00.

Kjo për lajmi.net është konfirmuar nga Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Aktualisht, ekipet policore po hetojnë rastin për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Besi, por policia nuk ka dhënë detaje shtesë.