Në prag të luftës në Ukrainë, kjo është fuqia ushtarake e SHBA-së dhe Rusisë (Krahasim)

Rritja e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë në kufirin mes këtyre dy shteteve ka rritur zërat se lufta mund të fillojë në çdo moment e në këtë situatë perëndimi i udhëhequr nga SHBA dhe BE nuk ka heshtur por ka reaguar ashpër duke përcjellë mesazhe të qarta tek Putin, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Rusia ka dislokuar numër të madh të forcave ushtarake në kufirin me Ukrainën, numër ky më i larti pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Por në situatën në të cilën gjendet bota, a ju ka shkuar ndërmend se cila është forca ushtarake e Rusisë dhe SHBA-së që në rast të një konflikti të përmasave botërore do të jenë dy shtetet kryesore të dy blloqeve.

Le të fillojmë nga buxheti ushtarak i secilit prej shteteve.

Derisa Rusia ka një buxhet ushtarak prej 66.3 miliardë dollarë, SHBA ka dhjetëfish buxhet më të lartë rreth 610 milionë dollarë, përcjellë Veriu.info.

Sa i përket forcave ushtarake sërish SHBA dominon me rreth 1 milion e 300 mijë trupa ushtarake për dallim nga Rusia e cila ka në dispozicion rreth 771 mijë ushtarë aktiv, kurse në personelin rezervë prin Rusia me rreth 2 milion ushtarë për dallim nga SHBA e cila ka rreth 811 mijë ushtarë rezervë.

Edhe në fuqinë ajrore dominon SHBA me mbi 12 mijë aeroplanë luftarakë, përkundër Rusisë e cila posedon 4 mijë e 400 të tillë.

437 anije luftarake posedon SHBA kurse Rusia 314, duke i dhënë kështu demokracisë më të madhe të botës dominim edhe në flotën detare./Veriu.info/