Në Prekazin heroik do të zbulohen bustet e heronjëve Emin Lati, Nebih, Tahir e Beqir Meha

Me rastin e 40 vjetorit të betejës së lavdishme ku ranë heroikisht Nebih e Tahir Meha, të enjten me 13 maj në Prekaz, zbulohen bustet e heronjëve Emin Lati, Nebih, Tahir e Beqir Meha, raporton Gazeta Online Veriu.info

Bustet do të zbulohen në Kullën e Tahir Mehës, në ceremoninë e organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Skenderajt Bekim Jasharit.

Për agjendën dhe hollësitë e kësaj ceremonie, shihni ftesën e kësaj ceremonie më poshtë:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Emin Lati, Nebih Meha dhe Tahir Meha (Tri gjenerata). /Veriu.info/