Në Serbi të fascionuar me luksin e Endritit – Nga San Siro në Miami

Përplasja e Endrit Thaçit, djalit të presidentit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka bërë që me jetën e Endritit të merren edhe mediat serbe.

Gazeta serbe Kurir i ka kushtuar një artikull të veçantë pushimeve luksoze të Endritit, në mesin e tyre vizita në stadiume të njohura e hotele luksoze.

“Udhëtime dhe automjete luksoze. Shumë në Ballkan ëndërrojnë një luks të tillë”, është titulli i gazetës serbe, transmeton Insajderi.

“Djali i Thaçit publikon fotografi nga e gjithë bota. Dhe kjo shkakton zemërim pasi jeta e qytetarëve është më e dobët”, thuhet tutje.

Dje djali i presidentit ishte përfshirë në një polemikë me Albin Kurtit. Kryetari i VV-së kishte thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.

Kurse reagimi i Endritit ishte edhe më i ashpër. “Albin jam gati ta pres vajzën tënde derisa të rritet”, kishte shkruar djali i presidentit në Instagram.