Në sondazhin e Veriu.info votuan 12 mijë persona, ky është rezultati mes Kurtit e Osmanit

Pas zyrtarizimit nga LDK të kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, Veriu.info ka realizuar një sondazh online mes saj dhe kandidatit të VV-së, Albin Kurti, pasi që këto dy subjekte po tentojnë të bëjnë marrëveshje koalicioni parazgjedhor.

Në sondazhin e Veriu.info që kanë votuar 12 mijë persona, Albin Kurti ka marrë 58% të votave, ndërsa Vjosa Osmani 42%.

Kujtojmë se të dy partitë LDK dhe VV, po mbajnë qendrime të forta duke mos pranuar të heqin dorë asnjëra prej kandidaturës për kryeministër, çka po e pamundëson koalicion mes tyre.

Afati i fundit kur në KQZ partitë mund të aplikojnë për certifikim për koalicione është e premtja e kësaj jave, pra kanë mbetur vetëm edhe dy ditë./Veriu.info