Në Vushtrri brohorasin emrin e Vjosa Osmanit

Në tubimin zgjedhor të organizuar në Vushtrri, nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, disa prej të pranishmëve brohoritën emrin e Vjosa Osmanit, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Para këtij tubimi, ky koalicion me kandidatin për Kryeministër Avdullah Hoti, ishin në Mitrovicë ku edhe shpalosën programin e tyre qeverisës në rast se dalin fitues në zgjedhjet e 11 Qershorit.