Në ‘zhdukjen’ e Messit, Kroacia e turpëron Argjentinën

Kroacia e ka poshtëruar Argjentinën.

Kombëtarja kroate e ka mposhtur atë argjentinase me rezultat 3 me 0, përcjell ORAinfo.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse pati disa shanse të cilat të dyja palët nuk i shfrytëzuan.

Por, pjesa e dytë ishte tërësisht ndryshe, pasi Kroacia kaloi në epërsi me anë të Ante Rebic në minutën e 53’, ndërsa epërsia u dyfishua nga Luka Modric në minutën e 80’.

Kur u mendua se përfundoi gjithçka, Ivan Rakitic e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 90’+2.

Kroacia ka kaluar në 1/8 e finales, ndërsa Argjentina do të shpresoj që nesër Nigeria dhe Islanda të barazojnë, ndërsa në gjiron e fundit ta mposht Nigerinë./ORAinfo/