Negociatat LVV-LDK, Agim Bahtiri thotë se do të ketë zgjidhje, por jo zgjedhje

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur rreth zhvillimeve aktuale mes këtij subjekti dhe LDK-së, lidhur me bisedimet për arritjen e një koalicioni.

Bahtiri tha se vonesat e marrëveshjes ndodhën për shkak të procedurës së certifikimit të rezultateve, njofton Klan Kosova.

”Dua t’i njoftoj të gjithë qytetarët e Kosovës se do të ketë zgjidhje. Tani ka ndryshuar situata, njerëzit kanë dalur nga terri, po shohin diçka ndryshe dhe kanë votuar diçka ndryshe”.

”Mund t’ju them që qëndrimi i VV-së ka qenë i vullnetshëm, i fuqishëm me zgjedhjen e çështjes për 8 vjet të Republikës së Kosovës. Ai ka qenë një qëndrim i fuqishëm me këtë vullnet që të shkohet me LDK-në me zgjedhje të përbashkëta qysh në fillim”.

”Ne do të qeverisim me vendin, njëherë e përgjithmonë me një kryeministër, e jo si të gjithë ministrat e kaluar e kryeministrat”.

”Sot do të kemi një kryeministër. Pa certifikimin e zgjedhjeve ne nuk mund të fillonim procesin. Kjo qeverisje do të jetë një qeverisje e kohës më të shkurtë që do të zgjidhet”.

Por pse spo bëhet Qeveria?

”Ne duhet ta pranojmë që jemi dy parti të ndryshme, krahut të ndryshëm. E fuqishmja është që planprogrami i të dy partive është miratuar dhe nga organet që tani ne do të ndërtojmë planin”.

”Nuk bëhet fjalë kurrë për pazare. Kjo nuk është pazar. Pazare në VV nuk do të ketë, këtë ua jap të gjithëve si mesazh, por ndarje të pushtetit po sepse ne jemi me një deputet më shumë.

”Ne do ulemi dhe do bisedojmë dhe do të gjejmë zgjidhje. Ne do të shohim, do të bisedojmë, nuk ka çështje që s’do të zgjidhet sepse nuk kemi tjetër zgjidhje”.

”Në zgjedhje nuk shkohet dhe në zgjedhje nuk do të shkojmë. Do të gjejmë zgjidhje brenda këtyre dy subjekteve politike. Sepse kemi përgjegjësi para qytetarëve që na kanë votuar”.

Bahtiri tregon në Info Magazine nëse duhet dikush i këtyre subjekteve të tërhiqet nga këto negociata, njofton Klan Kosova.

”Nuk duhet të tërhiqet askush, sepse është e përbashkët”.

”Në mënyrë paqësore ju them që do të jetë një qeverisje krejt ndryshe nga ajo që ka qenë më parë. Do të jetë një kryeministër i përkushtuar që planprogramin që e kanë harmonizuar bashkë të dy partitë të shkohet në lëvizjen e tyre për ta implementuar”.

”Jam shumë i bindur që kryeministër i ardhshëm që do të jetë më i fuqishmi në Ballkan, Albin Kurti do të ndërrojë gjendjen e brendshme”.

”Koalicioni do të bëhet kjo është e padiskutueshme”.