Nënkryetari i PDK-së: Skena politike në Kosovë, një përzierje e motit të paparashikuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti, ka thënë se skena politike në Kosovë tash e një kohë të gjatë është një përzierje e motit të paparashikuar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka folur për zgjedhjet në PDK, për koalicionin qeverisës dhe për Programin Nacional për Rininë, ku mban postin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Hoti ka theksuar se PDK-së i duhet një zgjim i madh.

Ndërsa sa i përket taksës ndaj Serbisë, ai ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet.

Hoti ka pohuar se unifikimi i faktorit politik në përpjesëtim me fuqinë elektorale është i domosdoshëm.