Nervozohet Bulliqi, ka disa fjalë për Qeverinë

Kryetari i komisionit shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi Shpejtim Bulliqi nuk është i informuar nëse raporti i tij është larguar nga marrëveshje për demarkacion e cila pritet të votohet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Pas arritjes së marrëveshjes, mes Kadri Veselit Ramush Haradinajt e Behgjet Pacollit, bëhet e ditur se raporti i Bulliqit është larguar nga votimi, dhe ka mbetur vetëm si dokument informues.

Kërkesë kjo e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mirëpo Bulliqi si hartues i raportit nuk është i informuar asgjë rreth kësaj çështje.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, Bulliqi ka thënë se nuk e kanë informuar asgjë mirëpo që as nuk ka pritur që ta informojnë,  ngase siç është shprehur ai, raportin e ka bërë për Qeverinë, e kjo e fundit mund të veproj si të dojë me të.

Ka thënë se ata si komision e kanë bërë punën e tyre, e më tutje le të veprohet sido.

Unë e kam dërguar në Qeveri, në Qeveri ka kaluar, na e kem kry punën tonë, tash është çështje politike.

Nuk është obligim i jemi me ndjek marrëveshjen, nuk e kam formuluar unë marrëveshjen, pyetni ata që e kanë ba marrëveshjen” ka thënë shkurt Bulliqi për Gazetën Blic.

Marrëveshja për demarkacionin është arritur para pak minutash në zyrat e kryetarit Kadri Veseli./GazetaBlic.