Nesër i jepet lamtumira e fundit Ismet Bogujevcit, do të ketë edhe homazhe

Këngëtari i njohur shqiptar, Ismet Bogujevci, ka ndërruar jetë sot.

Familja e Bogujevcit njofton përmes Facebookut se nesër do të ketë homazhe, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të nderuar dhe të dashur miq, kolegë dhe dashamirë të jetës dhe veprës së doajenit Ismet Bogujevci. Ju informojmë se me iniciativë të Kryeministrit z.Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z.Hajrullah Çeku: Nesër e Premte, me 14.05.2021, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe për doajenin e këngës shqipe Ismet Bogujevci!”, thuhet në njoftimin familjar.

Tutje thuhet se varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit në Arbëri në orën 16:00.

“Luten të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë masat kundër COVID-19!”, thuhet tutje.