Nesër në Vushtrri nis projekti i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim

Përmes aktiviteteve solemne, nesër edhe zyrtarisht nis projekti i madh i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim, në gjithë territorin e Komunës së Vuhtrrisë, transmeton portali Veriu.info.

Ky projekt i cili po përkrahet nga financiarisht nga GIZ-i gjerman dhe Komuna e Vushtrrisë, dhe po zbatohet nga Green Art Center, do të filloj me një ceremoni që do të mbahet në qendër të Vushtrrisë, në Sheshin të ‘Kalaja e Qytetit’. Lancimi dhe hapja zyrtare e projektit “Zbatimit të skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” në Komunën e Vushtrrisë, parashihet të zhvillohet ditën e martë, më datën 17.04.2018 në orën 11:00,  afër ‘Kalasë së Qytetit’ në Vushtrri.

Po ashtu si pjesë e projektit herët në mëngjes po ashtu nesër do të filloj vendosja, zëvendësimi dhe shpërndarja e kontejnerëve në zonën qendër të qytetit nga Kompania për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” Vushtrri.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)