Nexhmije Hoxha ka një mesazh për të gjithë ata që e shpallën të vdekur

Nexhmije Hoxha ka kthyer pergjigje per te gjithe ata qe e kane bere te vdekur.

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi i vdekjes së gruas së ish- diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Edhe pse bëri “xhiron” e mediave ky lajm rezultoi i pavërtetë.

Reaguan familjarë të Nexhmijes që përgënjeshtruan lajmin.

Por në një rrëfim për gazetën “ Dita” Nexhmija flet për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje.

Duhet thënë se kjo është hera e dytë që Nexhmijen e “fusin” në varr para kohë

Ajo ka bërë një letër në formë urimi për shqiptarët dhe jep një përgjigje për lajmin e vdekjes.

Ajo shkruan se ishte nusja e djalit, Pranvera ajo që e zgjoi nga gjumi duke i thënë: Ngjallu se të kanë vdekur para kohe

Ajo komenton edhe debatin për helmimin e bashkëshortit të saj, arsyet e hedhjes së kësaj teze dhe replika me mjekët Hektor Peçi dhe Isuf Kalo.