Disa ditë më parë Neymar tha se qëllimi i tij është të qëndroj në PSG, dhe kontrata e tij është gati të rinovohet.
Sipas “TNT Brazil”, sulmuesi do të nënshkruaj për 4 vitet e ardhshme. Kontrata e tij me PSG përfundon në qershor të vitit 2022, por ylli brazilian do vazhdojë të qëndroj ne PSG.
Transferimi i tij nga Barcelona është një ndër transferimet më të shtrenjta në botë, 263 milion euro.
Lojëtari pritët të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare, ndërkaq konfirmimi mendohet të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme.
Kjo do të mbarojë spekulimet për një kthim të mundshëm tek Barcelona dhe vështirësitë financiare të PSG.