Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngërçi politik, sytë nga takimi Kurti – Limaj: Kush do të lëshojë pe?

19/07/2025 - 16:07
në Lajme
A A
Ngërçi politik, sytë nga takimi Kurti – Limaj: Kush do të lëshojë pe?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë 49-të, sot sytë dhe veshët janë drejtuar nga takimi i kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir LImaj. Ndonëse palët nuk kanë treguar kohen e mbajtjes së takimit, ai pritet të ndodhë në orët e pas ditës në Prishtinë. Takimi do të tregojë se kush nga këta të dy do të lëshojë pe.

Zyrtarët e këtyre dy partive janë shprehur optimist për takimit.

Megjithatë, ata nuk kanë dhënë ndonjë shenjë se mund të heqin dorë nga qëndrimet e tyre.

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka treguar se Nisma vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj për çështjen e kryeparlamentarit.

Ajo ka thënë se Nisma bën marrëveshje me VV-në vetëm nëse pranon që Fatmir Limaj të jetë kryetar i Kuvendit.

“Presim që sot të zhvillohet takim, pres një sinjal pozitiv nga ky takim që besoj se do të ndodhë sot. Pres sinjal pozitiv dhe vullnet politik nga lideri i VV-së. Ky është realiteti politik, Nisma e ka zgjat doren e bashkëpunimit. Presim nga lideri i VV-së të shihet se ka vullnet. Të largohemi nga ky ngërrç, kjo mundësi ekziston”, ka thënë ajo, duke shtuar se Limaj kryeparlamentar është oferta më e mirë për vendin.

“Nisma e ka ofru këtë bashkëpunim, kjo është dashtë me u materialize me një marrëveshje politike. Nuk ka ofertë tjetër, kemi ofru bashkëpunim pa kushte. Kushte që ekzekutivin ta ketë partia e parë, ndërsa në krye të Kuvendit të jetë Limaj. Nuk është kusht, është mundësi, më e mira që i ofrohet vendit në këtë moment. Limaj do t’i merrte votat. Është mundësia me dalë nga ky ngërç”, ka thënë Izmaku.

Edhe nga VV-ja kanë bërë me dije se ka vullnet të mirë për marrëveshje në këtë takim.

Deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi, ka thënë se VV-ja është e gatshme për marrëveshje edhe me subjektet tjera politike.

“Takimet me përfaqësuesit e partive politike dhe grupeve parlamentare, VV-ja është duke i bërë vazhdimisht. Jo sot, por edhe dje, edhe pardje, edhe nesër. Me Limajn sigurisht, por edhe të tjerë që shprehin vullnet dhe gatishmëri”, është shprehur Abrashi.

Kurse, deputetët e partive tjera janë shprehur pësimit se ky takim do të mund të sjell diçka të re.

Ata kanë bërë me dije se Kurti nuk do të lëshon pe për postin e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se nuk beson që mund të ketë ndonjë marrëveshje nga ky takim.

“Pak besoj që do të ketë marrëveshje duke e njohur Albin Kurtin, jam skeptik. Ai ka kogja problem me dhënë kryetarin e Kuvendit”, ka thënë Reçica.

Të njëjtin mendim ka edhe deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje.

Ajo ka vlerësuar se nuk pret ndryshime në pozicionimin e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me postin e kryeparlamentarit.

“E personalisht, mendimi im është që nuk ka me ndryshuar Albulena. Edhe nuk besoj që do të shkojë te votimi i hapur”, është shprehur ajo.

Nëse këto dy subjekte politike pajtohen, atëherë VV-ja(48), komunitet jo serbe(8), Nenad Rashiqi dhe Nisma(3) do t`i kenë 60 vota.

Për konstituimin e Kuvendit do të ju duhet edhe një votë. Deri me tani askush prej VV-së nuk ka treguar se kush mund të jetë vota e 61-të për konstituimin e Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Guxo prezanton kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit
Lajme

Guxo prezanton kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit

19/07/2025 - 21:12
Skandal, gjykatësi në Prizren ndërtoi villë me leje për “objekt bujqësor”
Lajme

Skandal, gjykatësi në Prizren ndërtoi villë me leje për “objekt bujqësor”

19/07/2025 - 21:04
Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit
Lajme

Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit

19/07/2025 - 20:39
Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Lajme

Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

19/07/2025 - 20:07
Mendimi për motin: Bëhuni gati për valën e katërt të nxehtësisë, temperaturat deri në 40C
Lajme

Mendimi për motin: Bëhuni gati për valën e katërt të nxehtësisë, temperaturat deri në 40C

19/07/2025 - 19:43
Ushtarët shqiptarë të KFOR-it e kryejnë në Pejë stërvitjen “HELI MEDEVAC”
Lajme

Ushtarët shqiptarë të KFOR-it e kryejnë në Pejë stërvitjen “HELI MEDEVAC”

19/07/2025 - 19:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë