Ngjarje e rëndë sapo ndodhi në Prishtinë, ka të…

Një zënkë mes dy nxënësve bëri që njëri të përfundojë në spital e tjetri në polici. Një 16-vjeçar, nxënës i shkollës “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, e ka therur me thikë bashkëmoshataren e tij në afërsi të shkollës. Nxënësja e therur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës

Gazeta Express mëson se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një zënke mes dyshes, ndërsa rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, në afërsi të shkollës ka ndodhur një rast lëndim trupor. Një femër është lënduar dhe është dërguar për tretman në QKUK. I dyshuari është arrestuar”, tha Ahmeti.