Nis takimi Kurti e Mustafa

Në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhja në nivel të liderëve në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy partitë sot do të diskutojnë për ndarjen e ministrive dhe për emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve. Për çështjet tjera ndërkaq janë dakorduar në nivel të grupeve punuese.

Nga Lëvizja Vetëvendosje të pranishëm janë kreu i partisë, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, nënkryetarja Fatmire Kollçaku si dhe anëtarja e kryesisë, Albulena Haxhiu.

Prej LDK-së ndërkaq janë kreu i partisë, Isa Mustafa, nënkryetari i parë, Agim Veliu, nënkryetari Lutfi Haziri, kandidatja për kryeministre dhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani dhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti.

Kjo mbledhje vjen pas shpalljes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, që e konfirmoi si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, derisa, si më të votuarin, Albin Kurtin, kreun e kësaj partie.