Ish- deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se në bazë të një sondazhi të realizuar para një jave, ka nxjerrë AAK-në partinë e parë në Pejë.
Nitaj, nëpërmjet një shkrimi ka thënë se tashmë edhe më bashkimin e PSD-së, kjo fitore do të jetë edhe më e madhe!
“Në zemrën e Dukagjinit, në Pejën e Hxhi Zekës… Këtë herë në rrugën e duhur e 100% për Kosovën shtet!”
“Në sondazhin e fundit të realizuar para një jave, AAK ka dalë partia e parë. Tash që është bashkuar edhe PSD, kjo fitore është edhe më e madhe! Flasim me rezultat me 6 tetor!”, ka shkruar dnër të tjera ai./Gazeta Blic