Një nga figurat e rëndësishme të Vetëvendosjes që nuk arriti të zgjedhet deputete

Drejton njërën nga forumet më të rëndësishme të partisë, por Nazlie Bala, kryetare e Sekretariatit të Gruas në Vetëvendosje dështoi të bëhet deputete në zgjedhjet e 1 shkurtit raporton Gazeta Online Veriu.info.

Bala njëra nga aktivistet e zëshme të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit siguroi 1935 vota, që nuk i sigurojnë asaj një vend në mesin e 58 deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë që Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit shënoi një fitore të thellë duke marrë 49.95% të votave./VERIU.INFO/