Një simpati që e lente pa gjumë Ermal Fejzullahun (Foto)

Fotografia , të cilën e gjetëm në arkivin e Kosovares , na rikthen mbrapa në kohën duke e kujtuar fillimet e karrierës në muzikë të këngëtarit tonë tashmë të dashur e të pëlqyer gjithandej , Ermal Fejzullahu, shkruan Kosovarja.

Fillimi i karrierës së tij qe shumë i suksesshëm . I suksesshëm ishte edhe me këngët që i këndonte si fëmijë, por edhe kur hyri me këngët për të rritur. Ermali kishte fansa gjithandej , të cilët më tepër interesoheshin të dëgjojnë nga ai edhe ndonjë fjalë për femrat, për dashurinë.

Ja, ç’thoshte ai para 13 vitesh në një intervistë dhënë Kosovares:Qysh i vogël, kam qenë i shoqëruar shumë me vajza. Kryesisht rrija, shëtitja dhe luajsha me to. Në klasën e pestë të fillores , nisa të shoqërohem me një vajzë më të madhe se unë. Jo se kisha ndjenja dashurie, se isha edhe fëmijë, por më shumë e simpatizoja.

Por, me kalimin e kohës tek unë rritej edhe simpatia dhe nuk më merrte gjumi… Ishin momente interesante të asaj kohe kur tek unë ende nuk ishte krijuar ndjenja e dashurisë. Thjeshtë një simpati që mund ta ketë gati secili mashkull kur ka qenë i vogël…