Njësia Speciale arreston personin më të kërkuar në Kosovë, u gjet në një motel në rrugën “Prishtinë – Podujevë”

Njësia elite e Policisë së Kosovës, para disa minutash ka arritur që ta arrestojë B.H, i njohur si Ciprra.

Gazeta Blic merr vesh se aksioni ka ndodhur në njëri nga motelet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, teksa dhjetëra policë kanë marrë pjesë në aksionin për kapjen e tij.

Ndaj të njohurit si “Ciprra”, rëndojnë dhjetëra aktakuza.

Muaj më parë, ai pati plagosur dy persona në qendër të Podujevës.Vetëm pak javë pas kësaj ngjarje, po i njejti kishte plagosur edhe një person tjetër, po ashtu në qytet të Podujevës.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, si tentimvrasje, therrje me thikë dhe shkaktim të lëndimit trupor.