Nuk do ta besoni çka i ka ndodhur Drilon Hajrizit

Drilon Hajrizi nuk e di pse është pezulluar me gjashtë muaj moslojë nga Komisioni Disiplinor i FBK-së, edhe pas zyrtarizimit të dënimit.

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, në Sportin Total në KTV, ka thënë se nuk e di arsyen, pasi askush nuk i ka treguar atij pse është dënuar dhe pse i duhet të mungojë për gjashtë muaj, për Sigal Prishtinën në kampionatin dhe Kupën e Kosovës.

Hajrizi ishte pjesë e Kosovës në duel me Maqedoninë më 12 gusht, por u përjashtua nga ekipi kombëtar për sjellje jo sportive, të cilat Hajrizi thotë që nuk i di.

Leart Hoxha, udhëheqës i delegacionit të Kosovës, ka thënë se basketbollisti mitrovicas ka hedhur fanellën e Kosovës dhe se ka thyer kodin e sjelljes.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë pas 5 sekondash)

I pyetur përse nuk janë dënuar më parë, basketbollistët e tjerë që kanë pasur sjellje josportive në kombëtare, Hoxha ka thënë se Hajrizi ishte viktimë.