Nuk do ta besoni se kush u emërua nënkryetar i Skenderajit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka emëruar nënkryetar të kësaj komune Nuredin Lushtakun, i cili gjatë tërë fushatës elektorale në zgjdhjet e sivjetme lokale i qëndroi pran atij.

Vendimin për emërimin e Lushtakut nënkryetar të Skenderajt, Jashari e ka marrë ditën e djeshme. Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” i emëruari në pozitën e nënkryetarit.

“Po është e vërtetë. Me vendim të kryetarit Jashari dje jam emëruar nënkryetar i Komunës”, tha Lushtaku.

Fotografi nga fushata elektorale e Bekim Jasharit.
Fotografi nga fushata elektorale e Bekim Jasharit.

Të hënën e kësaj jave, Jashari edhe zyrtarisht ka nisur punën si kryetar i Skenderajt.

Ndryshe, Lushtaku u pozicionua politikisht në krah të Jasharit pasi që u ndje i “tradhëtuar” nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli, për të cilin ai ka pretenduar t’i ketë premtuar kandidimin e tij për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së. Por me lirimin nga burgut të ish-krytarit të kësaj komune Sami Lushtaku, gjerat ishin komplikuar pasi që edhe ai ka shprehur dëshirë për të kandiduar sërish.

E kjo situatë shërbeu që PDK-ja të tërhiqet nga gara për kryetar të Skenderajt, në atë mënyrë që të mos ketë përçarje brenda partisë në këtë komunë, e cila deri në zgjedhjet e fundit është konsideruar si bastion i PDK-së./ Gazeta Blic/