Nuk e kam pasur “mendjen në mësim” prandaj jam akoma beqare, thotë moderatorja shqiptare!

Po, Albana Osmani është single.E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, moderatorja shqiptare ka folur për herë të parë për statusin e saj aktual.Albana e pranoi se arsyeja pse ende nuk e ka gjetur mashkullin ideal është sepse thjesht nuk e ka pasur “mendjen në mësim”.

“Unë sinqerisht në këtë aspekt mendoj që nuk e kam pasur fare mendjen në mësim. Nuk e di, realisht ekziston një mentalitet në një pjesë të Ballkanit.

Që kur lind vajza në Shqipëri thonë “pastë fat”, rritesh thonë “t’u martua vëllai motra, hë pra jepi” – u shpreh moderatorja duke iu referuar presionit që ushtron shoqëria ku jetojmë në këtë temë që në fakt duhet të jetë private.Ajo tregoi me humor se çfarë i ndodh me një gjyshe te lagjia e cila nuk rri pa ia përmendur faktin që ende s’ka gjetur burrë.“Kjo plaka ka që kur isha 20 vjeç që më thotë “hë mi, motra e madhe, e dyta, edhe vëllai u martuan”. Gjithmonë më thotë “hë mi kur e ke radhën”- tregoi Albana duke qeshur.

Si përfundim moderatorja tha se “kjo punë është kur të të vijë”.