Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nuk i mjaftuan 640 mijë euro për realizimin e projektit, Komuna e Drenasit i jep edhe 58 mijë euro shtesë kompanisë me 1 punëtor të Faton Ramadanit, dostit të Ramiz Lladrovcit

19/04/2025 - 18:06
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Nuk i mjaftuan 640 mijë euro për realizimin e projektit, Komuna e Drenasit i jep edhe 58 mijë euro shtesë kompanisë me 1 punëtor të Faton Ramadanit, dostit të Ramiz Lladrovcit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Drenasit që udhëhiqet nga kryetari Ramiz Lladrovci në gusht të vitit 2023 e kishte shpërblyes me kontratë grupin e operatorëve ekonomik “LimitProject” Sh.P.K., “AR Construction23” Sh.P.K. në tenderin me titull “Ndërtimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësor, biçiklist në parkun e Kamenicës Drenas”. (Këtu:  Kontrata e nenshkruar 01.08.2023 LLOT I I dhe Kontrata e nenshkruar 01.08.2023 LLOT II)

Ky grup i operatorëve që lider ka kompaninë “LimitProject” Sh.P.K., duke u shpallur fitues në të dy lotet të tenderit që ishin në vlerë mbi 640 mijë euro, ani pse në lotin 2 një operator ekonomik kishte ofertuar me çmim dukshëm më të ulët, raporto Veriu.info.

Ky projekt ishte paraparë më kontratë të realizohej për dy vite. Por kur jemi afër përfundimit të afatit për realizimin e projektit, Komuna e Drenasit ka nënshkruar dy aneks-kontrata me Lulzim Zarajn – përfaqësuesin e këtij grupit të operatorëve ekonomik.

Nga dokumentet që ka siguruar Veriu.info, shihet se për kontratën “Lot I”, Komuna e Drenasit i ka dhënë grupit të operatorëve ekonomik “LimitProject” Sh.P.K. & “AR Construction23” Sh.P.K. edhe 26 mijë 511 euro, ndërsa për kontratën “Lot II”, i ka dhënë edhe 31 mijë 945 euro punë shtesë. (Këtu: Aneks – Kontrata e nenshkruar – LOT I dhe Aneks – Kontrata e nenshkruar – LLOT II)

Pra, grupit të operatorëve ekonomik “LimitProject” Sh.P.K. & “AR Construction23” Sh.P.K. për realizimin e këtij projekti nuk i kanë mjaftuar 640 mijë euro sipas dy kontratave të nënshkruara më 1 gusht 2023, por është shpërblyer edhe me 58 mijë euro shtesë, që në total e ngrit vlerën e projektit në 700 mijë euro, duke e rënduar buxhetin e komunës që mbushet nga parat e taksapaguesve.

Kush është  “LimitProject” Sh.P.K.?

Nga të dhënat që kemi gjetur në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “LimitProject” Sh.P.K. është kompani e regjistruar në Prishtinë me pronar Lulzim Zaraj dhe Faton Ramadani. Kapitali themelues i kompanisë ishte 1 mijë euro, ndërsa në ARBK figuron se e ka vetëm një punëtor.

Nga hulumtimi ynë, kemi gjetur se njëri prej bashkëpronarëve, Faton Ramadani, është person shumë i afër me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjë që shihen foto e tyre ndër vite në rrjete sociale.

Foto: Ramiz Lladrovci dhe Faton Ramadani

 

 

JU REKOMANDOJMË

Gënjeu se është homoseksual – shqiptarit i humb e drejta për të qëndruar në Angli
Kryesore

Gënjeu se është homoseksual – shqiptarit i humb e drejta për të qëndruar në Angli

19/05/2025 - 22:48
Analisti pro-Kurtit tregohet pak diplomat: Nuk do të lëshohem në detaje, por Gjuriqi është largpamës
Kryesore

Analisti pro-Kurtit tregohet pak diplomat: Nuk do të lëshohem në detaje, por Gjuriqi është largpamës

19/05/2025 - 22:34
Meloni flet me liderët evropianë pas bisedës Trump-Putin: Po punohet për fillimin e menjëhershëm të negociatave Ukrainë-Rusi
Kryesore

Meloni flet me liderët evropianë pas bisedës Trump-Putin: Po punohet për fillimin e menjëhershëm të negociatave Ukrainë-Rusi

19/05/2025 - 22:12
U kapën duke bërë dallavere me testim për vozitje, arrestohen 2 persona
Kryesore

U kapën duke bërë dallavere me testim për vozitje, arrestohen 2 persona

19/05/2025 - 21:56
Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi
Lajme

Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi

19/05/2025 - 21:28
Nasim Haradinaj i ashpër me Spahiun: Më mirë hiç mos e mbajë stemën e Kosovës, veç e ndytë
Kryesore

Nasim Haradinaj i ashpër me Spahiun: Më mirë hiç mos e mbajë stemën e Kosovës, veç e ndytë

19/05/2025 - 20:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Thaçi promotori kryesor i vrasjeve politike … do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kërcënohet me jetë presidentja Osmani

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Incidenti në ‘Rrugën B’, arrestohet Shkelqim Kastrati – dyshohet që shtiu në drejtim të Faton Shales

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë