Nuk ka rrezik në transmetimin e koronavirusit përmes eurove

Banka Qendrore Evropiane (ECB) tha se ekziston “pak rrezik” për transmetimin e koronavirusit nëpër kartëmonedhat euro në krahasim me sipërfaqet e objekteve të tjera.

“ECB ka realizuar hulumtime me disa laboratorë evropianë që “koronavirusi mund të qëndrojnë në një sipërfaqe çeliku inoks siç është një dorezë, dhjetë deri 100 herë më e gjatë se kartëmonedhat me fibra të pambukut”, tha zëdhënësi i bankës Fabio Paneta.

“Analizat e tjera tregojnë se viruset janë më të vështirë për t’u transmetuar nëpër sipërfaqe poroze, siç janë kuletat, sesa mbi sipërfaqet e lëmuara siç janë plastika”, tha Paneta.

Përfundimi i tij është se kartëmonedhat nuk paraqesin “një rrezik më të madh të infeksionit sesa sipërfaqet e tjera me të cilat njerëzit janë në kontakt me baza ditore”.

Panetta nuk përmendi rrezikun e infektimit përmes kartëmonedhave, të cilat janë bërë nga metalet, përfshirë çelikun dhe zinkun, transmeton kp.

Banka Qendrore e Kinës, ku filloi epidemia e koronavirusit, njoftoi në shkurt se do të përdorë rrezet ultravjollcë për të dezinfektuar paratë metalike nga COVID-19.