Nuk mund t’i rezistoja kolegut dhe… Aktorja e njohur rrëfen prapaskenat e filmit të suksesshëm

Mbrëmjen e djeshme, aktorja e njohur Sandra Bullock, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘The Ellen DeGeneres Show’.

Me rastin e përvjetorit të 25-të, të filmit të njohur ‘Speed’ ku aktorja luan krah Keanu Reeves, ajo ka zbuluar disa nga prapaskenat e pathëna më herët.

Me shumë sinqeritet, 54-vjeçarja pranoi se e kishte shumë të vështirë në atë kohë t’i rezistonte hijeshisë së kolegut të saj.

“Mendoja gjatë gjithë kohës sa i mirë, sa i bukur dhe simpatik ishte Keanu Reeves.

E shikoja dhe flisja me vete që të qetësohesha, por nuk dolëm kurrë bashkë.

Tani që e kujtoj mendoj se ka qenë ndjenjë e njëanshme, ai nuk më pëlqente mua, por më respektonte si kolege”,-u shpreh bukuroshja e ekranit.

Më Sandra foli për modelin e flokëve që ka patur në atë kohë, duke na vërtetuar sërish se suksesi është tek floku i shkurtër.