Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se LVV ka propaganduar duke e relativizuar ndërprerjen e dialogut strategjik nga SHBA-ja.
Më pas, Behrami përmendi disa elemente të doktrinës politike të Serbisë.
Një ndër pikat ishte edhe mos pranimi i humbjeve, relativizimi, pranimi i marrëveshjeve dhe mosimplementimi i tyre, viktimizimi, etj.
“Relativizimi është doktrinë e politiës serbe dhe po t’i jap disa elemente, dhe shiko këto elemente me kë përputhen. Nuk pranojnë humbje, i festojnë humbjet e tyre. Viktimizimi i vazhdueshëm, Serbia bën relativizim edhe të masakrave historike, tendenca për rishkrim historisë, pranimi i marrëveshjeve mosimplementimi i tyre, konfrontimi me SHBA-të dhe perëndimin, politika me viktima dhe arkivole si dhe dominimi me të tjerë. Kjo është doktrina serbe”, ka thënë Behrami. /Gazeta Express