“O m’falni pashë Zotin”: Konjufca i drejtohet një deputeti si ministër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar falje pasi iu drejtuar si ministër, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Ky gabim i Konjufcës ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit, derisa po diskutonin deputeti në fjalë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Në një moment, Konjufca i është drejtuar Korenicës si “ministër”.

“O m’falni pash Zotin”, ka qenë më pas reagimi i Konjufcës.