OBSH, UNICEF shpall fundin e poliomielitit në Filipine

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi i Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara kanë treguar se shpërthimi i sëmundjes së poliomielitit në Filipine ka përfunduar. Këta vlerësuan përpjekjet e qeverisë për të luftuar sëmundjen pavarësisht që ishte pandemia COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë të Filipineve njoftuan se poliomieliti ishte rishfaqur gjatë muajit shtator të vitit 2019, dy dekada pasi OBSH kishte shpallur vendin e Azisë Juglindore pa sëmundjen e cila mund të shkaktojë paralizë dhe vdekje, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Të mbështetur nga OBSH dhe UNICEF, zyrtarët shëndetësorë zgjeruan në mënyrë të konsiderueshme një fushatë anti poliomielitit e cila vazhdoi pavarësisht fillimit të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar. Rreth 30 milion doza të vaksinës orale të poliomielitit u janë dhënë fëmijëve në të gjithë Filipinet.

Zyrtarët treguan se vaksina Dengvaxia ishte e sigurt dhe do të zvogëlonte infeksionet nëse do bëhej vaksinimi, transmeton Klankosova.tv.