Organizatat i shkruajnë letër Haradinajt për shkarkimin e drejtorëve të bordeve

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti për për Studime të Avancuara (GAP) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i janë drejtuar sot përmes një letre kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.Kjo letër vije si reagim ndaj vendimit të 29 shtatorit të marrë nga kryeministri për shkarkimin e 10 anëtarëve të bordeve të ndërmarrjevepublike.Komunikata e plotë:

Ne argumentojmë se vendimi i marrë paraqet zbatim selektiv të ligjit dhe nuk e çon në zbatim të plotë punën e deri tashme të shumë akterëve, përfshirë neve, për depolitizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike. Vendimi për shkarkimin e dhjetë drejtorëve të bordeve të ndërmarrjeve publike nuk mirëpritet e as mbështetet nga ne për një sërë arsyesh. Së pari, ky vendim paraqet zbatim selektiv të ligjit dhe të opinionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit pasi janë shkarkuar vetëm 10 nga 19 anëtarët e bordeve që janë emëruar në kundërshtim flagrant me Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Së dyti, e kundërshtojmë këtë vendim sepse sikur ky vendim ta kishte për qëllim zbatimin e ligjit, do të pasonte faza e emërimit nëpër këto pozita të anëtarëve të tjerë nga Listat Rekomanduese, ashtu siç e kërkon ligji.

Së treti, pjesë e këtij vendimi janë anëtarë të një organi i cili nuk është më nën përgjegjësinë e Qeverisë, por të Kuvendit të Kosovës dhe është vetëm Kuvendi ai që mund t’i shkarkojë këta drejtorëAshtu siç mund ta shihni në Letrën dërguar kryeministrit, me miratimin e pakos së tretë të legjislacionit në fushën e energjisë vitin e kaluar, aksionar i KOSTT është Kuvendi i Kosovës i cili emëron dhe shkarkon anëtarët ebordit të KOSTT. Në këtë kuptim, shkarkimi i anëtarëve të KOSTT paraqet ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit të Kosovës dhe mund të jetë i dëmshëm për pavarësinë e operatorit dhepozitën e tij në një treg që tashmë ka filluar të liberalizohet.

Përveç këtyre, ne i kemi kërkuar kryeministrit që për ta dëshmuar që njëmend e ka për qëllim t’i depolitizojë bordet, do të duhej që në këtë vendim të 29 shtatorit, t’i përfshijë edhe anëtarët ebordeve që aktualisht, në kundërshtim flagrant me ligjin, janë duke kandiduar për anëtarë të asambleve komunale. Për këto arsye, e kundërshtojmë këtë formë selektive të zbatimit të ligjitdhe kërkojmë marrjen e vendimeve që çojnë deri në fund zbatimin e së drejtës së plotë dhe për tëgjithë.

/