Osmani më e ashpër se kurrë me LDK-në, ja me kë e krahason largimin e saj nga partia

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me përjashtimin e saj nga strukturat e LDK-së.

Osmani tha se dyert e LDK-së janë mbyllur për të dhe se e kanë përjashtuar nga të gjitha strukturat e partisë.

Tutje Osmani theksoi se asaj nuk iu lejua të thonte asgjë vetëm u përjashtua.

“Unë jam përfaqësuese e qytetarëve të Kosovës. Për më se 20 vite jam aktivisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës.Tani së fundi dyert e LDK-së janë mbyllur për mua. Nuk pritën që unë të marr ndonjë vendim por vendosën ata dhe më përjashtuan nga pozitata e partisë. Ka qenë vendim i LDK-së të më largojë nga pozitat vendimarrëse. Eshtë hera e parë në këto 30 vite që merret një vendim për të larguar dikë. Nuk e kam pritur një vendim të tillë, është absurditet në vetvete. Unë akoma nuk i kamë parë votat, duke i fshehur të gjitha emrat e Këshillit të Përgjithshëm. Edhe ata që i vendosin në Gijotinë , të dënuarit me vdekje i pyesin nëse kanë për të thënë ndonjë fjalë të fundit. Nuk e kam ditur se shkojnë deri në një absurditet të tillë. Ku vendim është një kërcënim për të gjithë ata që mendojnë ndryshe” tha Osmani në Syri TV.