Paditen katër ish-policë për vdekjen e George Floydit

Juria federale ka paditur të premten katër ish-policë të Minneapolisit si për shkeljen e të drejtave qytetare gjatë arrestimit dhe vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd.

Tre ish-policët Thomas Lane, Tou Thao dhe J. Kueng kanë dalë sot para gjykatës, pas padisë së ngritur nga tyre.

Floyd kishte vdekur më 25 maj të vitit të shkuar, pasi që Chauvini ia kishte mbajtur gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta, teksa po e mbante të shtrirë përtokë gjatë arrestimit.