Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë anëtari i “Grupit të Deputëve të Pavarur”, Visar Ymeri, ishte i ftuar në emisionin argëtuar “Oxygen”.
Aty Visari shpalosi një pjesë tjetër të tij, përtej asaj të politikanit duke u treguar kështu mjaftë i relaksuar dhe kreativ në përgjigjet e tij.
Në emision pati pjesë të ndryshme ku ai foli për të kaluarën, familjen dhe gjendjen aktuale politike në Kosovë,. Kryetemë padyshim se ishte largimi i tij nga Vetëvendosja konkretisht ndarja me Albin Kurtin, temë kjo e diskutuar kryesisht në aspektin satirik.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵)
Në fund fare, autori njëherit edhe moderatori i emisionit Besim Dina kërkon nga Visari që t’i dërgojë një puthje përmes kamerës, Albin Kurtit, shkruan ORAinfo.
Pas një përpjekje të vogël për tu larguar nga situata, Besim Dina nuk u tërhoq në kërkesën e tij dhe Visari në fund pranoi duke i dërguar një puthje Albinit.
Momentin mund ta shihni pasi emisioni të ketë kaluar 1:18 minuta./ORAinfo/