Pakënaqësi në LDK: Zyrtari i kësaj partie paralajmëron nga e hëna mbledhjen e nënshkrimeve, për kuvend të jashtëzakonshëm

Zyrtari i LDK-së, Arben Berisha ka paralajmëruar mbledhjen e nënshkrimeve për siç ka theksuar ai “ç’kapjen” e Degës së kësaj partie në Gjakovë.

Ai ka shkruar në Facebook se kjo degë është kapur nga dy ose tre individ.

Berisha është shprehur i pakënaqur se si një nga drejtueset e kësaj dege të LDK-së, Brikenda Kryeziu mban disa pozita njëkohësisht.

“Nuk lejoj më që dega të kapet nga 2-3 individë. Brikenda Kryeziu në kryetare e degës, Brikenda anëtare e Kryesisë së Degës, Brikenda Delegate e Kuvendit Qendror, Brikenda anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, Brikenda anëtare e Kryesisë Qendrore, Brikenda kryetare e Bordir, Brikenda në PTK etj etj”, ka shkruar ai.

Berisha i kontaktuar nga Gazeta Blic ka theksuar se ai do të mbledh nënshkrimet për kuvend të jashtëzakonshëm në Degën e LDK-së në Gjakovë.

Ndryshe, Brikenda Kryeziu është pjesë e Kryesisë së re të LDK-së, që udhëhiqet nga ana e Lumir Abdixhikut.

Në vazhdim e gjeni edhe reagimin e plotë të Berishës në Facebook:

Ndryshe, sot Këshilli i Përgjithshëm e ka zgjedhur Kryesinë e re prej 33 anëtarësh.