Palmer e bën ‘horë’ Grenellin: Është një qytetar i thjeshtë, nuk e përfaqëson qeverinë amerikane

Mathew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, është pyetur rreth sulmeve që Richard Grenell, ish-përfaqësuesi special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i ka bërë kohëve të fundit, në Twitter, ndaj Albin Kurtit, lider i VV-së.

Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar privat amerikan, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij Grenell nuk përfaqëson qeverinë e SHBA-ve.

‘’Duhet të flisni me Rikin për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flasë për pikëpamjet e tij apo kë përfaqëson. Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar amerikan’’, tha Palmer në intervistën për Debat Plus të RTV Dukagjinit.