Pamje nga momenti i aksidentit të autobusit nga Kosova në Shqipëri

Një autobus me turistë nga Kosova është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi  të Maminasit.

Sipas pamjeve të publikuara, autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse që ishin të vendosura në autostradë.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, kurse aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të kolonës dhe vështirësi të qarkullimit të veturave./Indeksonline/