Pamje nga varrezat dhe shtepitë e shkatërruara të Jasharajve pak ditë pas çlirimit të Kosovës

Sot bëhet 23 vjet nga dita kur nisën luftimet në Prekaz mes forcave serbe dhe familjes Jashari.

Për tre ditë rresht, komandanti i UÇK-së Adem Jashari dhe familja e tij luftuan me forcat armike, për të rënë heroikisht më 7 mars.

Në atë kohë mediat e huja kishin vizituar Prekazin vetëm pak ditë pas çlirimit të Kosovës, ndërsa shiheshin shtëpitë dhe varrezat e Jasharëve ku kishte gjurmë të një beteje të egër lufte.

Qytetarët në atë kohë menjëherë kishin nisur të vizitonin varrezat e Jasharëve si një nderim për sakrificën e tyre që kanë bërë për çlirimin e Kosovës, kjo traditë vazhdon edhe sot kur në vecanti më 5,6 dhe 7 mars shqiptarët nga të gjitha trevat vizitojnë për të nderuar Jasharët në “Epopenë e UÇK-së”./Magazina