Pamje të ‘frikshme’ të qytetit të braktisur, të pushtuar nga akulli

Një fshat në Rusi është ngurtësuar nga akulli pas braktisjes nga banorët dhe autoritetet, por rikthehet në disa pamje të jashtëzakonshme ajrore të efekteve të natyrës siberiane mbi të.

Pamje e marra nga fotografja Maria Passer, tregojnë apartamente të zbrazura pas largimit të banorëve prej mungesës së punës dhe aktivitetit.

Thuajse të gjitha shtëpitë janë tashmë të pabanueshme dhe ndërtesat të mbuluara nga akulli prej shpërthimit të tubacioneve.

26 vjeçarja Maria kapi pamjet e fshatit të ngrirë të Severny, pranë rajonit Vortuka ne veriperëndim të Rusisë. Ajo ishte atje për një vizitë me miqtë, kur temperaturat kishin rënë në -40C. Maria thotë: “Isha duke eksploruar, ndjehesha e trishtuar për këtë fshat dhe disa njerëz që kishin mbetur në të, prej kushteve të tmerrshme. Në rreth 100 apartamente që vizitove gjeta vetëm një familje që jetonte aty, të tjerët ishin larguar”.

/TCH/