Panik në ndeshjen Francë-Gjermani: Një paragllajdist fluturoi pa leje mbi ‘Allianz Arena’, u rrëzua në fushë

Një ngjarje interesante ka ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë – Gjermani, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Një person me parashutë fluturoi mbi stadium për të ateruar pastaj në fushën e “Allianz Arenas”.

Paragllajdisti (me motor) fluturoi në arenë pa leje. Pastaj ai u pengua në kabllon e kamerës që rri pezull.

Ai për pak kohë humbi kontrollin. Fluturoi vetëm mbi kokat e tifozëve në rendin e parë dhete lojtarët. Pastaj u përplas në tokë.